TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dalin detaje të reja rreth gazetarit Sadik Sejdinaj që ra sot në pranga pasi akuzohet se ka kërcënuar kolegen e tij me anë të mesazheve në telefon.
Sejdinaj, 27 vjeç është me origjinë nga Mallakastra dhe prej vitesh jeton në Tiranë, ku edhe ka mbaruar studimet në degën e gazetarisë.
27-vjeçari ka dy profile në rrjetet sociale në facebook, ku ka të shkruar edhe CV-në e tij me listën e mediave pranë të cilave ka qenë i punësuar si gazetar.
Në fotot e ndryshme që Sejdinaj ka publikuar vihen re edhe postime me personazhe publikë si Marim Mema dhe Dritan Shakohoxhën.
Në postimet e bëra nga i riu në sy bien edhe shprehje të shumta që Sejdinaj ka dashur t’i ndajë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Një prej tyre është për dashurinë, që për gazetarin, i cili akuzohet të ketë kërcënuar kolegen e tij, është një teshtimë.
“Të dashurosh është si të tështish!! Nuk tështin dot po nuk të erdhi!!”- shkruante Sejdinaj vetëm dy ditë më parë.
Në statuset e 27-vjeçarit dallohet edhe një mesazh për ndarjen e çmimit “Nobel”, ku mesa duket Sejdinaj ka qenë pjesë e personave të revoltuar për faktin që nuk ishte Ismail Kadareja, shkrimtari që e fitoi.
“Nuk të bën Nobel-i të pavdekshëm, të bën vepra,”- shkruan gazetari teksa shton më shaka: P.S…Nuk e kam me Kadarenë.
Gazetari Sadik Sejdinaj u arrestua ditën e sotme pasi kolegia e tij, gazetarja me inicialet A.T., e ka denoncuar atë për kërcënim dhe shantazhe. Sejdinaj mësohet se e përndiqte prej kohësh me anë të mesazheve dhe telefonatave kolegen e tij.