AKTUALITET, 15 Tetor 2019, 10:05

EMRAT/ Përmet, kapen ‘mat’ duke luajtur poker, arrestohen pesë të rinjtë

EMRAT/ Përmet, kapen ‘mat’ duke luajtur poker, arrestohen


Një person është arrestuar, ndërsa katër të tjerë po hetohen pasi akuzohen për ushtrim të paligjshëm të lojërave të fatit.

Në pranga ka rënë Fatjon Qamo ndërsa po hetohen katër të tjerët: Marsel Gjezo, Aristidh Çoli, Petrit Duro si dhe Enerit Dhime.

Pesë të rinjtë janë kapur në Përmet teksa luanin poker në një banesë të marrë me qira nga i arrestuari Qamo.

Banesa ishte kthyer në ambient të përshtatshëm për lojërat e fatit dhe pas një kontrolli të rastësishëm janë kapur në flagrancë teksa luanin poker.

Njoftimi i policisë Përmet

Vijojnë kontrollet në ambiente të ndryshme, për të evidentuar dhe goditur ushtrimin e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Policia e Përmetit arreston 1 shtetas dhe procedon penalisht në gjendje të lirë 4 të tjerë, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet arrestuan në flagrancë shtetasin:

F. Q., 26 vjeç, banues në Tiranë;

Si dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit:

M. Gj., 36 vjeç, banues në Gjirokastër;

A. Ç., 24 vjeç, banues në Këlcyrë;

P. D., 29 vjeç, banues në Përmet;

E. L., 33 vjeç, banues në Përmet.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në shtëpinë e marrë me qira nga shtetasi F.Q., u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri dhe aksesorë për organizimin e kësaj loje.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprime të mëtejshme.