AKTUALITET, 14 Tetor 2019, 23:05

Franca e Turqia ndahen në barazim, shtanget Portugalia. Ja rezultatet e plota të mbrëmjes

Franca e Turqia ndahen në barazim, shtanget Portugalia. Ja rezultatet e

U luajtën mbrëmjen e sotme, të tjera ndeshje nga fushata eliminatore për EURO 2020, veç Shqipërisë dhe Kosovës.

Kështu, në grupin e kuqezinjve, Islanda fitoi 2-0 pastër në shtëpi ndaj Andorrës, ndërkohë që ndeshja që pritej me më shumë interes, ajo mes Francës dhe Turqisë, përfundoi në barazim 1-1.

“Gjelat” dominuan takimin, por arritën të shënojnë vetëm në minutën e 76-të me Zhiru. Gjithsesi, gjashtë minuta më vonë, ishte Ajhan që barazoi gjithçka në Paris, dhe ekipet ndanë nga një pikë.

Në grupin e Kosovës, Anglia fitoi me shifrat e thella 0-6 ndaj Bullgarisë, ndërkohë që pushim ishte Republika Çeke. Ukraina bëri suprizën, duke mposhtur Portugalinë me shifrat 2-1, në një sfidë që Kristiano Ronaldo shënoi golin e 700-të personal. Më poshtë, rezultatet e plota nga mbrëmja e sotme.

REZULTATET

Moldavi-Shqipëri 0-4

GOLAT: / Cikalleshi 22′, Bare 34′, Trashi 40′, Manaj 90′

Kosovë-Mali i Zi 2-0

GOLAT: Rrahmani 10′, Muriqi 34′ /

Francë-Turqi 1-1

GOLAT: Zhiru 76′ / Ajhan 82′

Islandë-Andorra 2-0

GOLAT: Sigurdson 38′, Sigtorson 65′ /

Bullgari-Angli 0-6

GOLAT: / Rashford 7′, Barkli 20′, 32′, Sterling 45+4′, 69′, Kejn 85′

Lituani-Serbi 1-2

GOLAT: Kazlauskas 79′ / Mitroviç 49′, 53′

Ukrainë-Portugali 2-1

GOLAT: Jaremçuk 6′, Jarmolenko 27′ / Ronaldo pen. 72′