TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Juristi Kreshnik Spahiu ka “shpërthyer” keq ndaj Marsida Qatjes, një prej të përfshirave në vrasjen e Kavajës, duke bërë një deklaratë skandaloze.
Në një lidhje telefonike për “Open”, Spahiu është shprehur se Policia duhet ta hetonte më parë jetën luksoze që bënte 30-vjeçarja dhe se burri duhet të vrasë Marsidën.
“Nuk u vranë ata burrë për të bërë s*x me Marsiden. Burri kur të vijë nga Gjermania duhet të vrasë i pari Marsidën. Marsida nuk është ajo kategori femrash që bien në dashuri kriminelët. Ajo poston nëpër rrjetet sociale pamje nga udhëtimet luksoze. Policia menjëherë duhet të niste hetimet,”- tha Spahiu.
Një ngjarje e rëndë ndodhi pak ditë më parë në Kavajë. Një konflikt i armatosur që përfundoi me një viktimë dhe me një të plagosur. Viktima bezdiste ish të dashurën Marsida Qatja. Kjo e fundit thirri për ndihmë të dashurin e ri Bledar Toçi. Pasi pa njerëz në shtëpi viktima hapi zjarr duke plagosur policin, ky i fundit e vrau me armën e shërbimit. Në apartamentin duplex jetonin edhe fëmijët e parukieres 30-vjeçare.