AKTUALITET, 11 Dhjetor 2017, 10:34

Netanyahu kërkon mbështetjen e Europës për njohjen e Jeruzalemit

Netanyahu kërkon mbështetjen e Europës për njohjen e

 

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, pret që shtetet europiane të ndjekin SHBA-në, në vendim për njohjen e Jeruzalemit si kryeqyteti i Izraelit.

Kryeministri ndodhet në Bruksel, për të kryer bisedime me udhëheqësit e unionit. Kjo është hera e parë që një kryeministër i Izraelit, viziton Brukselin në 20 vjet.

Megjithatë, shefja e politikës së jashtme e BE-së, Federica Mogherini, u shpreh se qëndrimi i unionit nuk ka ndryshuar sa i përket çështjes.

Lëvizja e Donald Trump, e ka lënë SHBA-në, të izoluar, në këtë çështje kaq sensitive për Izraelin dhe palestinezët.

BBC / TPZ.AL