AKTUALITET, 24 Tetor 2018, 16:52

“Vol-Vo 4”, prokuroria kërkon burg për 30 nga të arrestuarit

“Vol-Vo 4”, prokuroria kërkon burg për 30 nga të

Gjykata e Krimeve të Rënda është tërhequr për të marrë një vendim mbi fatin e 34 të arrestuarve në sajë të mega-operacionit “Vol-vo 4”, që u zhvillua gjatë fundjavës në 12 qarqe të vendit. Mësohet se të gjithë të arrestuarit nuk kanë pranuar asnjë nga akuzat që rëndojnë ndaj tyre.

Sipas ‘BalkanWeb’, prokuroria ka kërkuar masën ‘arrest shtëpie’ për 3 nga të arrestuarit. Bëhet fjalë për Vlash Gazulin, Vasil Nikën dhe Luigj Palokën. Ndërkohë për motrën e ish-deputetit socialist Arben Ndoka, Mimoza Ndoka, është kërkuar ‘detyrim paraqitje’.

Paradite se teksa zhvillohej seanca për ‘Avdylajt’ dhe pjesën tjetër të të arrestuarve të operacionit “Vol-vo 4”, një nga të pandehurve i ka rënë të fikët në sallë. Shtetasi Vlash Gazulli, rreth 74 vjeç i cili ka humbur ndjenjat duke rënë përtokë.

Menjëherë është thirrur ambulanca dhe të pandehurit i është dhënë ndihma e parë jashtë gjykatës. Emri i Vlash Gazullit ka dalë nga përgjimet e prokurorisë si një nga personat që ka përfituar prona në Ranën e Hedhun. Ai akuzohet per falsikim dokumentesh në kuadër të grupit kriminal dhe për tjetërsim pronash.

Gjevi Ndoka (vëllai i Arben Ndokës) ka bërë të mundur të sigurojë akte të marrjes së tokës në pronësi në emër të shtetasve Kol Lleshi, Vlash Gazulli, Zef Ndoka, të cilat mbajnë data fiktive për periudhën e përpilimit dhe lëshimit të dokumenteve dhe pasi kanë plotësuar praktikat përkatëse me dokumente të falsifikuara, me ndihmën e personave të tjerë punonjës në ZVRPP, kanë arritur të regjistrojnë pasuri në sipërfaqe të konsiderueshme në emër të tyre dhe personave të tjerë dhe më pas i kanë tjetërsuar, duke bërë shitje dhe blerje fiktive, pranë zyrave noteriale te noterët, shtetasi Emanuel Gjura dhe punonjësi i kësaj zyre shtetasi Zef Lazri etj.

Gjatë operacionit “Vol-vo 4”, janë arrestuar 27 shtetas dhe 6 u shpallën në kërkim. Gjithashtu u godit një laborator i përpunimit të heroinës në fshatin Brenog në Has, ku ndër të tjera janë sekuestruar 182.5 kg morfinë, e ndarë në 175 pako, 22 litra lëndë e lëngshme, të cilat përdoreshin për prodhimin e heroinës.

Në goditjen finale morën pjesë rreth 1.500 forca policore operacionale, FNSH, RENEA dhe nga efektivë nga Policia lokale.

Të arrestuarit:

1. Hajri Seferi

2. Jasin Kala (alias Jasin Avdyli)

3. Shkwlqim Avdyli

4. Astrit Avdyli ( alias Sulejmani)

5. Saimir Gjepali

6. Altin Avdyli

7. Jasin Avdyli

8. Fatos Llaftiu

9. Denis Llaftiu

10. Esat Mehmeti

11. Saimir Sulejmani

12. Elis Guri

13. Ilirjan Prifti

14. Petro Kuci ( alias Abedin Kuci )

15. Bledar Koci

16. Ardit Gjyriqi

17. Elton Shehaj

18. Armand Spiro

19. Arben Cuko

20. Artur Balla

21. Arben Ndoka

22. Gjevi Ndoka ( alias Xhevair)

23. Bledi Ndokaj

24. Lule Zeneli

25. Luigj Paloka

26. Kol Lleshi

27. Vlash Gazulli

28. Zef Ndoka

29. Mimoza Ndoka

30. Paulin Simoni

31. Vasil Nika

32. Genc Zeneli

33. Marjeta Perskura

34. Zef Lazri