AKTUALITET, 26 Dhjetor 2017, 13:35

Nënshtetësia për Janullatos, Presidenti grek telefonon Ilir Metën

Nënshtetësia për Janullatos, Presidenti grek telefonon Ilir

Presidenti grek Pavlopulos telefonoi ditën e sotme presidentin Ilir Meta.

Bëhet e ditur se Presidenti grek e ka vlerësuar dhënien e nënshtetësisë shqiptare kreut të ortodoksisë në vendin tonë, Kreypeshkopit Anastas Janullatos.

Sipas Presidentit grek ky hap është i rëndësishëm për marrëdhëniet Shqipëri-Greqi dhe se do ti përmirësojë ato. Këtë vendim të Presidentit Ilir Meta Pavlopulos e vlerëson si një hap me përparësi.

Kjo telefonatë vjen pasi në vigjilje të Krishtlindjeve, presidenti Meta i ka dhënë nënshtetësinë shqiptare Kryepeshkopit Anastas Janullatos. Kombësia greke e Janullatos është bërë shpesh herë objekt diskutimi në vendin tonë.