AKTUALITET, 26 Dhjetor 2017, 13:13

FOTO/ Manjani publikon skemën e trafikantëve të drogës në Elbasan...eliminohet kush...

Për ish-ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani, ngjarjet e fundit të ndodhura në qytetin e Elbasanit, kanë të bëjnë me luftën për territoret dhe linjat e drogës.

Sipas Manjanit, kush nuk pranon rregullat e padronëve të rinj të trafikut të drogës, eliminohet.

‘Vrasje, plagosje, kërcënime me eksploziv është tema e lajmeve këto kohë.  Po lahen hesapet dhe po ndryshojnë padronët që kontrollojnë trafikun e drogës! Ata që nuk pranojnë rregullat e padronëve të rinj, eliminohen pasi kërcënimi nuk ka funksionuar... Ky është vetëm fillimi!’, shkruan Ylli Manjani në Twitter.