TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Neritan Ceka, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, është shprehur se Shqipëria ka ngecur sot në vendnumëro dhe ka një stad zhvillimi si në vitet 1920-1924.
Pjesë nga biseda në studio:
Arjan Curri:Në cilën periudhë kemi ngecur ne si popull?
Neritan Ceka: Ne jemi në periudhën historike, po të kthehemi, jemi mes viteve 1920-1924, nuk kemi kaluar akoma 1924, rrezikojmë dhe revolucionin siç ndodhi në vitin 1924, rrezikojmë dhe një autokraci më të madhe, siç ndodhi dhe më pas, por ndoshta edhe ndonjë krushqi me Europën.
Ylli Rakipi:Profesor, ju po thoni nuk jemi dhe më mbrapa se 100 vjet?
Neritan Ceka: Të gjithë e dimë që ky vend edhe ka ecur. Kjo që kemi sot është më mirë se në ‘90, por kjo nuk na justifikon, që mos të jemi më mirë, politikisht prapakthehu.