TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Neritan Ceka i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, zbuloi edhe shkakun e prishjes së miqësisë me Edi Ramën .
“Unë jam prishur me Ramën, është si anekdotë. Nuk mund të themi që ka qenë miku im, por në atë rrethin e njohjes, simpative që kishim, kemi pasur një komunikim të vazhdueshëm.
Mora një ditë , nga një miku ynë i përbashkët, që është mjek, një artikull për të lexuar, për gjendjen në shëndetësi. E lexova artikullin dhe krijova përshtypjen, që ishte rumpallë shëndetësia jonë, nga artikulli e krijova.
Dhe i shkruajta një “SMS” të vogël, Edi Ramës i thashë lexo artikullin që ka shkruar miku ynë dhe i thashë nëse kjo është gjendja edhe në administratë, ky është vendi i rrumpallës.
Ai më çoi një përgjigje të ashpër, që unë isha shpifës, ziliqar, etj..”, tha Ceka.