TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Neritan Ceka, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për zgjedhjet e 25 prillit, ku sipas tij, populli shqiptar fitoi një opozitë të fortë me në krye Lulzim Bashën.
Ceka deklaroi se në Shqipëri, zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk do të ketë dhe se tani ne jemi në jemi ne teatrin e demokracisë.
“Ky është një teatër i madh, ku i gjithë populli angazhohet, dikush shet votën ,dikush e blen, dikush shkon me vullnetin që do të bëjë diçka me ndershmëri, pra është teatër, sipas pjesës që ka zgjedhur vet, por në ndryshim nga ajo që ndihet, ku dikush ndihet humbës, dikush ndihet fitimtar. Do të thosha këtë gjë, që këtu ka dy fitimtarë. I pari është fitimtari humbës, ky që e ka marrë pushtetin, nuk e di pse se do, nuk e di, me gjithë këto borxhe, me këtë situatë ekonomike, me negociatat me fqinjët me detin që do të ndahet, kështu që është një telash i pafund...
Dhe e dyta, është humbësi fitimtar, e cila është PD-ja. Ka një lider, europian për mua, një lider simpatik, i cili po ta vësh në zyrë, shkon në zyrë. Ne kemi nevojë për administrator, një njeri që shkon në zyrë në orën 8.30 dhe ikën në 16:00, ky mund të ishte për mua Lulzim Basha. Ky është tipi.
Shqiptarët duhet të mësohen që nuk i duhen heronjtë. Janë të rrezikshëm, ne sot kemi një opozitë të fortë dhe duhet të punojnë, këta kujtojnë që Parlamenti është foltorja, ku ai del dhe ofendon. Parlamenti është puna në komision, komisionet parlamentare, ku PS-ja, është zero me këtë staf, kurse PD dhe opozita shkon me një staf me përvojë, ne kemi nevojë për opozitë, jo për pozitë. Pozita na ka shkatërruar, pra populli shqiptar fitoi një opozitë”, tha Ceka.