AKTUALITET, 8 Korrik 2021, 21:40

Ceka për shpalljen “Non Grata” të Berishës: Duhet të kishte ikur prej kohësh nga politika!

Ceka për shpalljen “Non Grata” të Berishës: Duhet


Neritan Ceka, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka komentuar vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, për shpalljen “Non Grata” të Sali Berishës.

Ceka deklaroi se i ka thënë më kohë Berishës, që duhet të ishte tërhequr nga politika aktive dhe se ky vendim i SHBA-ve, është një kambanë alarmi edhe për pushtetarët e sotëm.

"Ishte një frut që duhet të kishte rënë më kohë. Ka një kohë që politikani duhet të ikë!

Në këtë rast besoj që, edhe Berishës i kam thënë krijo një fondacion të tipit “Adenauer”, ti s’ke çfarë bën më atje, ke qenë President, dhe del dhe ndeshesh më kalamajtë e PS-së! Çfarë pune ke ti, kështu që bëj fondacionin dhe krijo një program për Partinë Demokratike, e cila sot s’ka një program afatgjatë për 50 vjet. 

Unë jam shumë i kënaqur që kam ikur, kur ra kambana dhe ika, mbarova misionin tim për Shqipërinë .

Ky është problemi më i madh i një politikani dhe këtë nuk do t'ia dëshiroja askujt, por mendoj se ky është një mësim për politikanët, duke përfshirë dhe politikanët që janë sot në pushtet”, tha Ceka.