TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Neritan Ceka, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për zgjedhjet në Shqipëri dhe faktin se ato gjithmonë kontestohen dhe manipulohen.
“Është ndërtuar keq dhe katastrofa e parë, se ne kemi votuar më 31 mars. Ne kemi parë që komunistët në atë kohë i kanë numëruar me besnikëri vota. Nuk ka rëndësi se ishin komunistë, ata ishin mësuar që dhe një votë të ishte kundër, i kanë numëruar, s’ka rëndësi, dhe katastrofa e parë ka qenë 26 maji u bënë tre votime, përfshirë dhe ato për Kushtetutën dhe zgjedhjet vendore, 92-93 populli shqiptar ka votuar dhe janë numëruar ndershmërisht votat.
Ka dy faktorë që kjo punë nuk do të rregullohet. Nëse vazhdojnë dy gjëra: një që votat t’i numërojnë palët e përfshira në zgjedhje, dhe dy, derisa të largohet OSBE-ja nga Shqipëria .
Ata janë në konflikt interesi, ata kanë rrogat e tyre, makinat e tyre.
Në këtë vend, një ambasador katundar i OSBE-së, i ngriti gishtin e mesit popullit shqiptar dhe nuk ndodhi asgjë, vetëm reagoi një vajzë. Heshtje e plotë. Po të kishte ndodhurnë Greqi, do t’ia kishin djegur makinën, etj.. Këtu nuk e kemi akoma popullin protestues. Ky popull nuk është krijuar”, tha Ceka.