TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Neritan Ceka zbuloi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, arsyet qe e çuan në tërheqjen e nga politika aktive.
Ceka, i cili ka mbajtur edhe postin e Ministrit të Brendshëm shumë vite më parë, u shpreh se ai e ka mbyllur misionin e tij dhe se në politikë duhet të vijojnë të rinjtë.
“Tërheqja ime ka ndodhur në një kohë të caktuar. Ishte 70-vjetori im. Duke menduar që kontributi i çdo politikani është si gjithë kontributet e tjera, ashtu siç tërhiqet sportisti, i cili mund të kalojë edhe trajner, i lë vendin e tij të tjerëve, unë mendoj që politika ka një problem të madh sepse, i shërben një mesatare moshe 30 vjeç, dhe këtë nuk mund ta bëjnë 70-vjecarët. Duhet kuptuar që një komb i 30-vjecarëve ku një pjesë e mirë janë 17–18 vjeçarë,nuk mund të drejtohet vetëm dhe kryesisht nga 70 vjecarët, që kanë kaluar jo vetëm moshën, por dhe misionin e tyre”, u shpreh Ceka.
Gjithashtu Ceka, foli edhe për largimin e tij nga Partia Demokratike në vitin 1992.
“Historia e politikës, është historia e gabimeve, nuk është puna përfiton edhe nga gabimet e të tjerëve, por kam bërë gabime të mëdha. Nuk është faji i Berishës, po flas për të gjitha gjërat. Berisha nuk më ka asnjë borxh. Largimi im ka qenë emocional, jo profesional po të isha sot nuk do isha larguar, me largimin tim i kam bërë një dëm të jashtëzakonshëm Partisë Demokratike në atë kohë, se i gjithë grupi mbahesh pas meje, jo se ishte i organizuar dhe një nga inatet që ka pasur Berisha me mua kur është pyetur, është shprehur e shikon se me kë më la, pasi u mënjanuan në atë kohë Arben Imami, Prec Zogaj, Shahin Kadare ,etj.
Që Berisha ka pasur një strategji për të më mënjanuar mua, këtë as nuk e dyshoj, por unë kisha aq forcë në atë kohë që nëse do të kisha qëndruar në parti, nuk do të më bënte asgjë. Po të kisha ambicien, përvojën atëherë, nuk do të kishin ndodhur këto gjëra, ishte koha ne ishim ta papërgatitur. I vetmi që ishte i përgatitur, ishte Sali Berisha”, tha Ceka.