AKTUALITET, 8 Korrik 2021, 19:22

“Martohem në fund të korrikut”, zyrtarja e bashkisë së Lushnjës në “arrest shtëpie” kërkon lirinë, por…

“Martohem në fund të korrikut”, zyrtarja e bashkisë

“Martohem në fund të korrikut, ju lutem ma hiqni masën e ‘arrestit të shtëpisë’”. Kjo ka qenë kërkesa e një prej zyrtarëve të Bashkisë së Lushnjës, e cila u arrestua me urdhër të SPAK, në lidhje me abuzimet për një tender.

Ani Simoni ka kërkuar sot para togave të zeza të Gjykatës së Posaçme për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, lehtësim të masës kundër saj pasi në fund të korrikut kishte caktuar ditën e dasmës.

Por pavarësisht kërkesës së saj, GJKKO ka refuzuar kërksën e zyrtares së bashkisë, raporton ‘BalkanWeb’. Simoni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurive Publike në Bashkinë e Lushnjës akuzohet për veprën penale të ‘Shkeljes së Barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike’, kryer në bashkëpunim.