TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Ilir Meta ka komentuar sot në emisionin “Open” të Eni Vasilit, ndryshimet në Kodin Penal. Presidenti tha se mazhoranca kërkoi bashkëpunimin me institucionin e Presidencës dhe rekomandimet që i dërguan Kuvendit u pranuan.
I pyetur “nëse është në një stinë pranvere me kryeministrin Edi Rama”, Meta u shpreh se “pranvera ime është vetëm Kushtetuta”.
“Ndryshimi i Kodit Penal një akt shumë i rëndësishëm që duhet bërë në një mënyrë të përgjegjshme. Iniciativa ka qenë e mazhorancës dhe ka ndryshime të qarta e thelbësore, mes draftit të parë dhe draftit të miratuar. Në këtë proces mazhoranca ka kërkuar të bashkëpunojë paraprakisht me institucionin e Presidentit dhe ne kemi dhënë mendimet tona, që i bëmë sot publike para seancës, në mënyrë që këto ndryshime të ishin në përputhje me Kushtetutën”,- tha Presidenti Meta.
Eni Vasili: A jeni në një stinë pranvere me qeverinë?
Meta: Pranvera ime është vetëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Është momenti për ta mbështetur qeverinë. Jam shumë i kënaqur që përballimi i pandemisë është një detyrë e të gjithëve. Drafti përfundimtar ka një përmirësim cilësor, në raport me variantin e parë.
Eni Vasili: A ka patur debate mes Ramës e Bashës në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare?
Meta: Nuk do dëshiroja të bëhesha zëdhënës i debateve të kësaj mbledhjeje, por unë do të shqetësohesha nëse nuk do të kishte debate. Në përpjekjet për të parë rrugët e çeljes së aktiviteteve të ekonomisë hap pas hapi është e domosdoshme të rritet numri i testimeve për të mbajtur situatën nën kontroll.