LIFESTYLE, 13 Nëntor 2017, 11:44

Stresi vendos të ndahet, pasi kishte njoftuar dasmën...

Kohët e fundit Stresi bëri publike lidhjen e tij. Prej muajsh ai jetonte një histori të bukur dashurie me Kejsin, vajzën për të cilën bënte gjithçka. Madje reperi deklaroi se së shpejti do ti jepte fund beqarisë.

Por pikërisht kur menduam se kjo histori do të kishte një fund të lumtur, diçka e dyshimtë është publikuar në instagramin e Stresit. Teksa i jep makinës, reperi  vendos një këngë ndarjeje në sfond dhe shkruan se jeta vazhdon.

Megjithatë asgjë nuk është konfirmuar akoma nga Stresi e  ne mbetemi në pritje.