AKTUALITET, 20 Dhjetor 2018, 17:20

“Në Postribë, janë me mesatare 10”, studentët-Ramës: Bëje ministre!

“Në Postribë, janë me mesatare 10”,

Kryeministri Edi Rama i pranishëm sot në Universitetin Politeknik në një takim me studentë të Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, u tha se do t’i dërgojë në Postribë të Shkodrës, ku në një familje të varfër fëmijët janë me mesatare 10, ndërsa ata i kërkuan që ai ta bëjë minister të arsimit.

Teksa një student i tha se në fakultetin e tij është shumë e vështirë që të mbahet një mesatare e mirë, Rama u tha se kushtet ekonomike nuk janë justifikim për një mesatare të ulët duke iu referuar rastit të familjes në Postribë.

Rama: Do të coj në Postribë të Shkodrës, te një familje që fëmijët mësojnë në çadër. Mesataren e kanë 10.

Studentët: Bëje ministre të Arsimit!