TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka rihapur tenderin për lotin e parë të Unazës së Madhe, pa pritur mbylljen e hetimeve nga Prokuroria dhe Autoriteti i Konkurrencës për falsifikimin e dokumenteve nga kompania fituese DH Albania.
Tenderi me fond të njëjtë prej 18 milionë eurosh u hap, më 13 dhjetor, 6 ditë pas zgjidhjes së kontratës mes ARRSH dhe DH Albania dhe teksa prokuroria sapo kishte nisur hetimet për falsifikimin e dokumenteve.
Pjesë e këtyre hetimeve është dhe ARRSH, drejtuesit dhe punonjësit e saj, si institucioni përgjegjës për hapjen dhe zhvillimin e tenderëve për Unazën e Madhe.
Për më tepër, si Prokuroria, ashtu dhe Autoriteti i Konkurrencës, kanë njoftuar nisjen e hetimeve jo vetëm për lotin e parë të Unazës ku fituese ishte shpallur DH Albania, por dhe për dy lotet e tjera ku fituese janë kompania Salillari dhe Viktoria Invest, pasi ka dyshime se garat kanë qenë fiktive, pa respektuar rregullat e konkurrencës së lirë mes kompanive.
Siç Exit.al ka shpjeguar më parë, në secilin prej tre konkurimeve morën pjesë vetëm dy konkurrentë, kompania Vëllezërit Hysa dhe një kompani tjetër. Kompania Vëllezërit Hysa nuk paraqiti ofertë në asnjë prej tre garave duke bërë që fituese automatikisht të shpallej konkurrenti tjetër, pra DH Albaniadhe Biba X për lotin e parë, Salillari për lotin e dytë dhe Viktoria Invest për lotin e tretë të punimëve./Exit.al/