AKTUALITET, 20 Dhjetor 2018, 16:47

Dhunoi Xhisielën, Gjykata e Krujës liron Rexhep Rrajën, djalin e deputetit të PS-së

Dhunoi Xhisielën, Gjykata e Krujës liron Rexhep Rrajën, djalin e

Gjyqtarja Engjellushe Tahiri liroi nga burgu Rexhep Rrajën. Seanca gjyqësore ndaj tij u zhvillua në orën 15:00 në Gjykatën e Krujës.

Prokurorja Mirela Kapo kërkoi një vit burg për Rrajën, por gjyqtarja Engjellushe Tahiri e liroi duke pezulluar masën e arrestit me burg dhe duke e lënë Rrajën e lirë me shërbim prove.

Rraja u dënua 12 muaj shërbim prove për akuzen e përndjekjes të Xhisiela Malokut.