TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Rama ka vazhduar takimet e tij nëpër universitete. Në këto momente Rama po mban takim me pedagogët dhe studentë të fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës.
Njëri nga studentët që bëri pyetje u ankua për mënyrën e administrimit të universiteteve. “Nuk e dimë se ku shkojnë lekët tona”, u shpreh ai. Por pas tij kryeministri mori fjalën dhe u shpreh se kjo që kërkonin studentët nuk ishte as tek tetë pikat që kanë shtruar studentët.
Në këtë moment disa studentë ngritën zërin dhe u shprehën se ndër tetë pikat është dhe transparenca. Por Rama duke tentuar të vërë rregull ngriti tonin duke u bërë thirrje studentëve që ta dëgjonin.
Ashtu si në Vlorë kryeministri u shpreh se mungesën e edukates nuk e toleron, duke u bërë thirrje që të mos lënë “kokrrën e namit si kolegët e tyre në universitete të tjera”, duke nënkuptuar atë që ndodhi dje në Vlorë.