AKTUALITET, 20 Dhjetor 2018, 16:58

INUK terrorizon banorët e Bregut të Lumit, pesë milionë lekë gjobë nëse nuk lirojnë banesat

INUK terrorizon banorët e Bregut të Lumit, pesë milionë

Banorët e Bregut të Lumit kanë dalë sërish pasditen e sotme në protestë pasi shtëpitë e tyre janë planifikuar të shemben në kuadër të ndërtimit të Bulevardit të Ri.

Në një prononcim për Fax News, banorët shprhen se INUK ka sjellë lajmërim për banorët e Bregut të Lumit që, brenda shtatë ditësh të lirojnë banesat, pasie të mërkurën do të vijnë fadromat.

Nëse nuk i lirojne banesat ata shprehen se do të kenë pesë milionë lekë gjobë. Ndërkohë që banorët nuk janë njoftuar për këtë megjithëse disa banorë i kanë banesat në proces legalizimi.

Banorët shprehen shprehen se do t’u drejtohen ambasadave të huaja për t'u larguar nga vendi.