TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia ka dhënë detaje të reja në lidhje me aksidentin e ndodhur në aksin Levan–Fier ku një mjet me targa policie me drejtues Adem Demollarin është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin Agim Zeqo, 51 vjeç.
Njoftimi i policisë
Në datën 20.12.2018, rreth orës 14:50, në rrugën Levan-Tepelenë në vendin e quajtur “Kthesa e Kashishtit”, mjeti me targë policie me drejtues shtetasin Adem Demollari, 49 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin Agim Zeqo, 51 vjeç.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeri në mjetin e policisë, shtetasi V.Z, 26 vjeç si edhe 2 pasagjeret në mjetin tip “Volkswagen”, shtetaset Valbona Zeqo, 44 vjeçe dhe Bexhete Bushi B, 60 vjeçe.
Shtetasit e dëmtuar ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.