AKTUALITET, 20 Dhjetor 2018, 15:15

Pedagogët e Shkencave Sociale bashkohen me studentët: Të abrogohet ligji i Arsimit të Lartë

Studentët e Universitetit të Tiranës, kanë vijuar edhe sot bojkotin e mësimit, duke dalë sërish në protestë. Ata sot protestojnë para Kuvendit, për të kërkuar plotësimin e 8 pikave që kanë bërë të ditura që nga dita e parë.>

Mbi 50 pedagogë të Fakultetit të Shkencave Sociale kanë firmosur një deklaratë solidarizimi me studentët, duke kërkuar njëkohësisht abrogimin e ligjit të arsimit të lartë.