TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bardhyl Hoxha, shqiptari që vetëm pak ditë më parë alarmoi autoritetet italiane është vetëdorëzuar në policinë e Francës. Në një lidhje telefonike për Oranews, Hoxha u shpreh se ndaj tij nuk ka asnjë akuzë zyrtare dhe se është verifikuar çdo gjë.
Ai theksoi më tej se ka paditur të dyja mediat italiane që kanë shkruar për të pasi kanë shqetësuar atë dhe familjarët e tij.
“Nuk kam asnjë akuza deri tani, unë u paraqita në polici me vullnetin tim. Sot në orën 2 më thirrën dhe u paraqita u verifikua dhe çdo gjë është në rregull. Unë nuk kam pasur ndërmend të bëj një gjest të tillë. Unë kam ngrënë bukën e Italisë dhe bukën e Francës dhe nuk e shkel me këmbë kurrë sa të jem gjallë.
Unë jam paraqitur vetë në polici dhe nga policia franceze nuk ka asnjë thirrje që jam akuzuar, asgjë. Kam qenë sot në Gjykatë dhe padita të dyja mediat shqiptare dhe italiane. Kërkoj imazhin, sepse kam 3 ditë që as kam ngrënë qas kam pirë, familja është shumë e shqetësuar. Kam 5 fëmijë që unë kam gati që i ri prapa me sport dhe ku paskam lëviz unë për të bërë atentate. Nuk arrij dot ta shpjegoj sepse jam i stresuar derisa të mbyllet ky muhabet. Nuk e kam idenë sepse emri im ka dalë në këtë çështje dhe nuk është e vërtetë që kam dhënë dy data të ndryshme të lindjes,”- u shpreh Bardhyl Hoxha.
Vetëm dy ditë më parë në një lidhje telefonike për të njejtën media, shqiptari u shpreh se dyshon se gjithçka i ka ardhur nga Shqipëria.
“Janë akuza falso që mi ka bërë një person nga Shqipëria. Ka paguar lekë,”- ha ai ndër të tjera.
Bardhyl Hoxha bashkë me një tjetër shqiptar, Bujar Hyseni u shpallën në kërkim nga shteti italian pasi dyhsoheshin se kishin përgatitur një sulm të madh terrorist në Bataclan në Francë.
Mediat fqinje shkruanin se dy shqiptarët janë klasifikuar si persona me rrezikshmëri të lartë.