AKTUALITET, 4 Nëntor 2019, 15:49

Zjarr në një magazinë me pajisje elektrike në Shijak, nuk ka të lënduar

Zjarr në një magazinë me pajisje elektrike në Shijak, nuk ka

Një magazinë është përfshirë nga flakët në “4 rrugët e Shijakut. Nga të dhënat paraprake mësohet se në magazinën me pajisje elektrike janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe aktualisht po punojnë për shuarjen e zjarrit. Fatmirësisht nga zjarri nuk raportohet për persona të lënduar.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e zjarrit ndërsa policia po heton.