TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata Administrative e Tiranës rrëzon Bashkinë e Tiranës dhe konstaton se gjobitja e Partisë Demokratike për protestat ka qenë e paligjshme.
Në një njoftim për mediat, selia blu ka bërë të ditur se, ‘sot Gjykata Administrative e Tiranës ka shfuqizuar të gjitha gjobat që Bashkia Tiranë i kishte vendosur Partisë Demokratike për dëme gjatë protestave kombëtare.
Gjykata ka vlerësuar se Bashkia Tiranë ka shkelur ligjit dhe ka urdhëruar:
Shfuqizimin e akteve administrative te Agjencise se Mbrojtjes se Konsumatorit:
- ‘Akt Konstatimi mbi kundervajtjet administrative’ Nr. 0041738, date 16.02.2019;
- ‘Procesverbal mbi kundervajtjet administrative’ Nr. 007428, date 16.02.2019;
- ‘Procesverbal shoqerues i percaktimit te demshperblimit mbi kundervajtjet administrative’ Nr. 001201, date 16.02.2019; dhe
Shfuqizimin e Vendimit Nr. 17553, date 24.04.2019 te Kryetarit te Bashkise Tirane’.