AKTUALITET, 1 Janar 2019, 16:53

Në Greqi zbulojnë të ardhmen e Mërgim Mavrajt, mbrojtësi drejt Bundesligës 2

Në Greqi zbulojnë të ardhmen e Mërgim Mavrajt,

Kampionati grek, sipas të gjitha gjasave, do të rezultojë një aventurë kalimtare për mbrojtësin dhe kapitenin e Kombëtares, Mërgim Mavraj. Mbrojtësi me përvojë është konsideruar një dështim tek Arisi, duke mos dhënë atë që pritej dhe shpesh ka qëndruar në stol.

Deri tani ka pasur lajme kontradiktore për futbollistin kuqezi. Fillimisht u tha se Mavraj do të largohej, më pas se Arisi vendosi ta mbajë, pasi është i detyruar nga kontrata dhe tani sërish lajme largimi për mbrojtësin.

Portali “allaboutaris.com” shkruan se futbollisti shqiptar pritet të transferohet në Gjermani, në Bundesligën 2, por pa përmendur emër ekipi.

Ndoshta Mavraj nuk mundi të përshtatej shpejt me Greqinë dhe kërkon të kthehet në Gjermani për t’u rehabilituar sa më shpejt. Ai e njeh mirë futbollin gjerman, ku ka provuar të luajë në Bundesligë dhe në Bundesligën 2. Mbetet të zbulohet tani emri i ekipit të interesuar për mbrojtësin kuqezi.