AKTUALITET, 1 Janar 2019, 16:18

Elozhet e Allegri për Ronaldo nuk kanë fund: ja përse ndryshon nga gjithë të tjerët

Elozhet e Allegri për Ronaldo nuk kanë fund: ja përse ndryshon

Përsé Cristiano Ronaldo është më i miri? Përgjigjen e jep tekniku i Juventus, Massimiliano Allegri, i intervistuar nga e përditshmja portugeze Record: sulmuesi i Juventus është një koncentrat karakteristikash që e bëjnë unik, ndryshe nga gjithë të tjerët, më të fortë, më kompetitiv, më të uritur. Pasi e ka stërvitur për këtë pjesë të parë të sezonit, tekniku bardhezi nuk ka dyshim: “Nuk më surprizoi, është si e imagjinoja. Ta kem në skuadër nuk të jep më shumë përgjegjësi: ta kesh është thjesht lumturi. U ndesha me një profesionist të madh, por isha i bindur që ishte. Ka një shpirt të jashtëzakonshëm kompetitiv dhe ka ndihmuar rritjen tonë. Cdo ditë do të jetë më i miri. Nga pikëpamja teknike, është e qartë se talenti i tij njihet nga të gjithë, por i kërkon gjithnjë maksimumin vetes. Le të themi se është kënaqësi ta shohësh të luajë për motivin e thjeshtë se është një lojtar ndryshe nga të tjerët”.

Me një lojtar të tillë, duhet të synosh maksimumin: “Kampionati është objektiv natyral i Juventus, ndërsa Champions duhet të kesh edhe fat që ta fitosh. Cfarë i kërkoj Cristiano? Gola! I kërkohet gjithnjë atë që njeh më mirë e me një natyralizëm impresionues. Atëherë e dimë që më parë se do të jetë në dispozicion të skuadrës me një përulësi të madhe. E kjo është vlera e jashtëzakonshme e Cristianos, gjithnjë shembull për të gjithë. Ai është i përqendruar, si në ndeshje ashtu dhe stërvitje. Është i tillë në cdo moment të ndeshjes, edhe kur i mbërrin një top i vetëm në 90 minuta”.