Që kryeministri Edi Rama di ti zgjedhë mirë daljet e tij televizive këtë kemi kohë që e kemi kuptuar.
Sa herë që i duhet që të rikthehet në qendër të vëmendjes së publikut si një showman ai di se ku të shkojë: Te Ermal Mamaqi apo te Arian Çani, pse jo dhe te Alban Dudushi.
Së fundi Rama pas shkarkimeve të gjysmës së ministrave dhe skandalit me Unazën e Madhe apo protestën e studentëve duket se i është drejtuar një emisioni me batuta dhe inskenime të Ermal Mamaqit.
Në një promo të publikuar në rrjetet sociale nga ana e moderatorit shihen disa sekuenca nga ajo që do të shfaqet gjatë showt të së shtunës.