TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un është shprehur se është përkushtuar ndaj denuklearizimit, por paralajmëroi se do të mbajë qëndrim ndaj SHBA-së, nëse vazhdojnë me sanksionet ndaj vendit të tij.
Donald Trump dhe Kim Jong-un janë takuar në Singapor në muajin qershor. Kim Jong-un i ka bërë të qarta synimet për heqjen dorë nga armët bërthamore, por pa dhënë detaje se si dhe kur do të ndodhë proçesi.
“Koreja e Veriut mund të zgjedhë rrugë të re në marrëdhëniet me SHBA-në, nëse ajo nuk e mban premtimin e saj të dhënë përpara gjithë botës dhe insiston në sanksione dhe presion mbi republikën tonë”, tha lideri i Koresë komuniste. Ai po ashtu shtoi se është i gatshëm të takojë përsëri Trumpin.
Adresimi i Vitit të Ri është një traditë që Kim Jong-Un e ka marrë nga gjyshi i tij, themeluesi i vendit komunist, Kim Il-sung.
Fjalimi synon kryesisht një audiencë të brendshme dhe përqendrohet te ekonomia.