AKTUALITET, 1 Janar 2019, 15:57

QKUM: Këtë vit ka patur një të dëmtuar nga fishekzjarret, shumica e teprojnë me alkoolin

QKUM: Këtë vit ka patur një të dëmtuar nga

Qëndra Kombëtare e Urgjencave Mjekësore është përballur me një fluks telefonatash nga qytetarët gjatë natës së ndërrimit të viteve.

“Gjatë natës së vitit të ri kemi patur mbi 1200 telefonata nga qytetarët, kryesisht për probleme të intoksikimit etilik, ku nga këto janë kryer mbi 300 vizita në shtëpi pra misione shpëtimi”, shprehet Lejdi Kazazi, mjek në Qendrën Kombëtare të Urgjencave Mjekësore.

Vetëm një person rezulton i dëmtuar nga fishekzjarret në bazë të të dhënave të QKUM-së. Pavarësisht kësaj, ka patur disa problematika të tjera.

“Përveç alkoolit, kemi patur edhe raste të problemeve kardiake, ndërkohë që një rast me traumë në gishta është dërguar në spitalin ushtarak për ndihmë mjekësore”, shprehet mjeku Kazazi.

Natën e ndërrimit të viteve janë ndihmuar dhe disa persona prej aksidenteve rrugore, ndërsa për një urgjencë në një zonë të thellë është përdorur helikopteri.