AKTUALITET, 1 Janar 2019, 14:01

Viti i Ri, qyteti shqiptar ku mbrëmë u teprua me alkoolin

Festat e fundvitit shquhen shpesh për teprim me pijet dhe me sa duket këtë vit rekordin e mban qyteti i Fierit.

100 fierakë, kryesisht mosha të reja janë paraqitur në spitalin e Fierit orët e para të mëngjesit të sotëm në gjendje të dehur dhe me simptoma të intoksikacioni.

Mund të merret lehtë me mend se ndërrimi i viteve nuk është festuar vetëm më pije apo fishekzjarre.

Gjithsesi, pasi kanë marrë mjekimin e nevojshëm shumë nga të rinjtë kanë dalë nga spitali në drejtim të shtëpisë së tyre.

Kujtojmë se në spitalin e Fierit u paraqit dhe një 31-vjeçar i plagosur me armë zjarri. Ai nuk tregoi rrethana të ngjarjes pasi rezultoi të ishte në gjendje të dehur.