AKTUALITET, 19 Prill 2018, 20:59

Në fund të majit janë gati sportelet për pagesën e taksës në Rrugën e Kombit

Në fund të majit janë gati sportelet për pagesën e

Pasojat e djegies së sporteleve janë ende të dukshme, por kompania që ka marrë përsipër mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit, tashmë i ka gati thuajse të gjitha materialet përbërëse të kësaj strukture.

Parashikohet që punimet të përfundojnë në fund të muajit maj.

Por nuk dihet me saktësi se kur do të rivendoset pagesa në rrugë. Banorët e Kukësit protestuan kundër kësaj pagese, ndërsa qeveria kërkoi ndjesë dhe u zotua që do të gjente një zgjidhje për kuksianët.