AKTUALITET, 19 Prill 2018, 20:53

Ekzekutohet njeriu më i vjetër i dënuar me vdekje, vrasësi i gjykatësve amerikanë

Në shtetin Alabama të SHBA-ve sot do të ekzekutohet Walter Leroy Moody, vrasësi 83-vjeçar, për të cilën thuhet se është personi më i vjetër i dënuar me vdekje në SHBA, në kohën moderne.

Ekzekutimi i Moody është planifikuar në mbrëmje, sipas kohës lokale, në burgun ëilliam Holman në Atmore.

Ai është akuzuar dhe dënuar për përgatitjen e bombave me sahat dhe vendosjen e tyre në vitin 1989.

Moody ndërtoi bomba të fshehura në pako të manipuluara, për t’u shpërthyer kur ato hapeshin. Në vitin 1989, një nga ato bomba vrau gjyqtarin e qarkut të 11-të, Robert S. Vance në shtëpinë e tij dhe dy ditë më vonë, një tjetër bombë vrau avokatin e të drejtave civile Robert E. Robinson në zyrën e tij në Savannah, Ga. Bomba gjithashtu plagosi rëndë gruan e gjyqtarit, Helen Vance.

Dy bomba të tjera u kapën para se të mund të shkaktonin të tjerë viktima – në një gjykatën kryesore të Circuit 11 në Atlanta dhe një tjetër në zyrën e NAACP në Jacksonville, FL.

Pajisjet bartnin ngjashmëri që çuan ekspertët në përfundimin se ato ishin bërë nga i njëjti person duke përfshirë llojin e njëjtë të pluhurit, baterive dhe shiritave të gomës që siguronin siguresat e bombave.

Rreth kohës së sulmeve, një stacion televiziv në Atlanta mori një letër që kërcënonte më shumë sulme ndaj gjyqtarëve dhe avokatëve.