AKTUALITET, 19 Prill 2018, 17:37

Vettingu, sindikata e policëve kërkon shtyrjen e afatit për dorëzimin e dokumenteve

Vettingu, sindikata e policëve kërkon shtyrjen e afatit për

Kreu i Sindikatës së Policisë, Sadetin Fishta, i kërkoi Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, shtyrjen e afatit të dorëzimit të dokumenteve të nevojshme për vettingun, për shkak se ka pasur vështirësi në mbledhjen e tyre nga ana e punonjësve të policisë. “Janë afërsisht 2 mijë punonjës policie që rrezikojnë të mos i plotësojnë sepse nuk arrijnë afatin…”, thotë Fishta. Sipas tij nëse ata nuk dorëzojnë në kohë 11 dokumentet që u kërkohen, rrezikojnë të përjashtohen nga radhët e Policisë së Shtetit.  Afati i fundit për plotësimin e 3 formularëve, atë të pasurisë, kontrollit të figurës dhe aftësive profesionale është 5 Maji.