TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Drejtoresha e DPSHTRR-së në Elbasan, Luiza Popja ka dhënë dorëheqjen nga ky post. Luiza Popja, e cila u emërua në detyrën e drejtores së DPSHTRR-së në Elbasan në 12 tetor të vitit 2017, pas një përvoje 15 vjeçare si Juriste dhe shefe e burimeve njerëzore në këtë njihet jo vetëm si një nga figurat e rëndësishme të PS në Elbasan dhe aktualisht është këshilltare e kësaj force politike në Bashkinë e Elbasanit dhe pedagoge e jashtme në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”.
Popja nuk ka dhënë shpjegime për dorëheqjen e papritur, por rrethanat që e kanë çuar mbeten të paqarta pasi në mandatin e dytë të Qeverisjes së PS , emërimi i saj ishte i vetmi që bëhej nga brenda radhëve të administratës së Ndërmarrjes në fjalë.
Burime të besueshme konfirmojnë se Popja edhe pse nga më të vlerësuarat në punën e saj , çuditërisht nuk është mbështetur as minimalisht nga Grupi i Deputetëve të PS për Elbasanin.