AKTUALITET, 19 Prill 2018, 18:35

Tentoi të vriste në 98-n, dibrani i dënuar me 18 vite burg ekstradohet nga Athina

Tentoi të vriste në 98-n, dibrani i dënuar me 18 vite burg

Interpol Tirana ekstradoi ne Rinas nga Athina/Greqi, shqiptarin e shpallur në kërkim ndërkombëtar, quajtur Hashim Isufi, 56 vjeç, lindur në Dibër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 18 vite burg për veprat penale “Vrasje me paramendim, e mbetur në tentativë”, dhe” Armëmbatje pa leje” e parashikuar nga nenet 78-22 e 278/2 të Kodit Penal.

Ky shtetas në datën 05.03.1998, në fshatin Ferraj / Tiranë, për motive të dobëta ka tentuar të vrasë duke e plagosur rëndë shtetasin L. V., me armë zjarri të llojit pistoletë.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athina / Greqi, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.