AKTUALITET, 19 Prill 2018, 19:09

VIDEO/ Telefonata e gruas ndërpret konferencën e Conte: “Më kujtoi të blija qumështin

VIDEO/ Telefonata e gruas ndërpret konferencën e Conte: “Më

Trajneri i Chelsea, Antonio Conte shkaktoi të qeshura në konferencën për gazetarët të mërkurën. Në mes të deklaratës së tij bie zilja e telefonit dhe trajneri italian kërkoi ndjesë për ndërprerjen.

Duke e mbyllur telefonin ai tha: “Ishte gruaja ime. Gjithmonë në momentin e gabuar. Më falni! Më falni sepse edhe unë do të mërzitesha nëse do t’i ndodhte njërit nga ju”.

Njëri prej gazetareve e ngacmoi: “Ju kujtoi të blinit qumështin?”

“Po” – tha Conte duke qeshur.