NË FOKUS, 4 Shkurt 2022, 18:46

"Vendim skandaloz!"/ Avokati i Tahirit flet troç: Gjykata donte të kënaqte...

"Vendim skandaloz!"/ Avokati i Tahirit flet troç: Gjykata donte
Maks Haxhia deklaratë për mediat

Avokati i Saimir Tahirit, ka dalë para mediave mjaft i revoltuar nga vendimi që gjykata e apelit dha për ish ministrin e brendshëm, duke e dënuar me 3 vite e 4 muaj burg. 

Avokati Maks Haxhia, deklaroi se vendimi ishte "skandaloz" dhe qëllimi ishte që "të kënaqte"  pa e thënë se kë duhet të kënaqte konkretisht.

Haxhia tha se ai dhe klienti i tij prisnin pafajësinë e plotë dhe se vendimi për të ndryshuar vuajtjen e dënimit nga shërbim prove, nuk bën sens nga pikëpamja juridike. 

"Vendim skandaloz!"/ Avokati i Tahirit flet troç: Gjykata donte

"Pavarësisht se jam avokat dhe mund të thoni ta kërkon pozicioni ta thuash, por ishte vendim skandaloz. Nëse dënimi i Saimir Tahirit, do të kënaqë dhe përmbushë shqetësimin që kishte opinion shqiptar, le të quhet i përmbushur.

Kjo gjykatë, bëri atë që nuk mund të bëhet nga pikëpamja juridike. La të njëjtin vendim të shkallës së parë, por bëri ndryshimin duket hequr nenin 59, që nuk ka të bëjë me dënimin por është një formë e vuajtjes së dënimit.

Kjo është një kënaqje e epërsisë së një gjyqësori, në mënyrë të pashpjegueshme...

Kur flas për kënaqje, them për misionin që ka marrë përsipër drejtësia për të realizuar.

Ishte e papritur, nje nonsens juridik që të hiqej pezullimi. Nuk e dimë si do ta justifikojë gjykata. Ky vendim për mua ishte vendim për të kënaqur.

Paramendimi në këtë vendim ka të bëjë me faktin, se pavarësisht se na bën optimist në hidhërimin tonë, gjykata dhe ata që iniciuan këto procese, i tremben pafajësisë në Gjyakatë të Lartë", tha avokati. 

"Vendim skandaloz!"/ Avokati i Tahirit flet troç: Gjykata donte

"Vendim skandaloz!"/ Avokati i Tahirit flet troç: Gjykata donte

"Vendim skandaloz!"/ Avokati i Tahirit flet troç: Gjykata donte