TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë në studion e emisionit "Të Paekspozuarit" në MCN TV.
Ai deklaroi se shpallja e tij non-grata, ka ardhur si pasojë e veprimeve të përbashkëta, në sintoni, të Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.
Pjesë nga biseda:
Ylli Rakipi: Mua më duket sikur Edi Ramës nuk i duhet shumë ky (Basha).
Sali Berisha: Jo mos u ngut! Në gjitha veprimet e tyre janë të përbashkëta. Aksioni i tyre për shpalljen time non-grata. Janë të sintonizuara bashkërisht dhe kjo është 100% e sigurtë!
"Fibra politike e tij (Bashës) është mjerane, mund ta them me përgjegjësi të plotë. Ky ka qenë problem shumë serioz për PD-në. Ky, të ndodhte cfarë të ndodhte, katër vitet e para, ky njeri nuk prononcohej dhe nuk bënte deklarata.
Nga viti 2015, më erdhi një mik nga SHBA, që kishim punuar në fushata dhe më thotë, i bëri pollin (sondazhin) dhe dilte përtokë, thoshte nuk del për shkakun tënd, sepse ti je vokal. Po i thashë unë, por merr këto tre muajt e fundit lexo një portal, numëro deklaratat e tij dhe flasim bashkë. Ky nuk flet, ky nuk del, nuk prononcohet. Më thoshte nuk më lë zyra e shtypit. Zyrën e shtypit e drejton ti. Ky nuk kishte antena!", tha Berisha.