TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ish nënkryetar i kësaj force politike, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV.
Paloka u pyet për një deklaratë të tij, gjatë një emisioni televiziv, ku tha se Basha u rizgjodh në krye të partisë, pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare, me urdhër nga funksionarë të kësaj partie, që zgjedhjet brenda PD të manipuloheshin dhe pjesëmarrja të rritej në mënyrë fiktive.
Paloka e sqaroi këtë deklaratë, duke thënë se pjesëmarrja në këto zgjedhje ishte aq e ulët, sa ai dhe disa funksionarë të tjerë, u kërkuan kryetarëve të degëve, të nxisnin njerëzit për të votuar. Sipas Palokës, fakti që shumë njerëz nuk dolën të votojnë, mund të kenë nxitur kryetarët e degëve, të rrisin pjesëmarrjen artificialisht, pra të manipulojnë zgjedhjet.
Pjesë nga biseda në studio:
Arjan Curri: Thatë që keni dhënë urdhër që të fitonte Basha. Nëse janë bërë këto gjëra, nuk keni moral të thoni pse manipulon Rama, nëse ju manipuloni brenda partisë.
Edi Paloka: Së pari nuk kam thënë që do të tërhiqem nga Komisioni i Rithemelimit. Pozicioni im ka qenë më i tërhequr sepse e ndjej veten përgjegjës për situatën ku jemi sot. Kam qenë nënkryetari i Bashës deri dje.
Ditën e zgjedhjeve për kryetar partie, pjesëmarrja e demokratëve, qe shumë e ulët.
Arjan Curri: Ju e ngritët artificialisht?
Edi Paloka: Ne, jo vetëm për ti bërë favor Bashës, por duke patur parasysh 25 prillin, që ishte arsyeja e një numri të ulët votuesish, unë dhe drejtues të tjerë të PD, kemi marrë kryetarët e degëve, dhe ju kemi kërkuar rritjen e pjesëmarrjes.
Arjan Curri: Fiktivisht?
Edi Paloka: Kemi kërkuar të nxjerrin njerëzit në votim, por për të qenë të sinqertë ishte kërkesë jo reale, sepse njerëzit që nuk kishin dalë në votime, nuk do të dilnin. Kjo mund ti ketë nxitur kryetarët, që duke mos arritur të nxjerrin votuesit, ta kenë rritur artificialisht. Nuk isha në një proces që u manipulian vota, letra, shifra.
Arjcan Curri: Mjafton kjo që të bjeri procesi. Kur manipuloni zgjedhjet tuaja, nuk keni moral. Është gjë skandaloze për mua. PD-së i bien të gjitha kredencialet për të kërkuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.