NË FOKUS, 19 Janar 2022, 13:06

Zbulohet data që ka caktuar Ilir Meta për zgjedhjet e pjesshme lokale

Zbulohet data që ka caktuar Ilir Meta për zgjedhjet e pjesshme lokale

Pas konsultimeve me presidentin, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka zbuluar se Ilir Meta, ka caktuar datën 6 mars, për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale në bashkitë pa kryetarë. 

“Për në nuk ka asnjë datë. Data është e përcaktuar nga ligji dhe Kushtetuta dhe nga presidenti jemi informuar dhe presidenti mendon që zgjedhjet e pjesshme të zhvillohen në 6 mars”, tha Balla.

Ndërsa vetë Meta, deklaroi se data e zgjedhjeve do të jetë 27 shkurt ose 6 marsi, duke mos deklaruar përfundimisht se cilën datë ka vendosur. 

Më herët kreu i grupit parlamentar të PS-së, Balla, u shpreh se “zgjedhjet duhet të ishin zhvilluar në secilën prej bashkive brenda afatit 45 ditor”.

“Shkeljet kushtetuese të konstatuara këto 2 vite nuk duhet të kishin ndodhur dhe zgjedhjet të ishin mbajtur. Ne kemi qenë në anën e duhur të historisë dhe të respektimit të Kushtetutës. Besoj se edhe Meta e ka kuptuar se deri tani ka shkelur Kushtetutën”, tha Balla.