NË FOKUS, 4 Shkurt 2022, 17:27

Vendimi/ Ish ministri Saimir Tahiri dënohet me tre vite e katër muaj burg

Vendimi/ Ish ministri Saimir Tahiri dënohet me tre vite e katër muaj
Saimir Tahiri

Ish ministri i brendshëm, Saimir Tahiri, është dënuar nga GJKKO me pesë vite burg, e reduktuar kjo në tre vite e katër muaj, për shkak të gjykimit të shkurtuar. 

Sipas gjykatës është provuar lidhja e Tahirit me Moisi dhe Artan Habilajn. 

GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë, por me ndryshimin që ky vendim nuk konvertohet në shërbim prove. 

Tahiri do të shoqërohet në ambjentet e paraburgimit menjëherë.

Dënimi do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme. 

Vendimi/ Ish ministri Saimir Tahiri dënohet me tre vite e katër muaj
Saimir Tahiri në gjykatë

Në vitin 2019 Saimir Tahiri u dënua në Shkallë të Parë nga gjykata, e cila rrëzoi akuzat e prokurorisë dhe e cilësoi atë fajtor për “Shpërdorim të detyrës”. Dënimi prej 5 vitesh burgim, u konvertua në shërbim prove për 3 vjet e 4 muaj, për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Vendimi u ankimua dhe Gjykata e Apelit nga ana e saj, në qershor të vitit 2020, e riktheu për rishqyrtim në Shkallë të parë. Ankimimi i këtij vendimi në Gjykatën e lartë, pasoi, vitin e kaluar, me prishjen e atij vendimi për shkak të “shkeljeve procedurale” gjatë procesit, dhe rikthimin e çështjes sërish në Apel, me një tjetër trupë gjykuese, e cila pritet të shprehet përfundimisht më 4 shkurt.

Ish-ministri i Brendshëm u vu nën hetim nëntorin e vitit 2017, pasi autoritetet italiane goditën organizatën e vëllezërve Habilaj. Në përgjimet e kryera, emri i zotit Tahiri përmendej disa herë në bisedat mes trafikantëve. Prokuroria kërkoi me urgjencë arrestimin e tij, por shumica e majtë, refuzoi kërkesën duke pretenduar se ajo nuk kishte paraqitur asnjë prove. Në maj të vitit 2018, zoti Tahiri dha dorëheqjen nga mandati i deputetit. Menjëherë më pas prokuroria kërkoi sërish arrestimin e tij. Zoti Tahiri kaloi një periudhë të shkurtër në arrest shtëpie, derisa më pas Gjykata e Apelit lejoi hetimin e tij në gjendje të lirë, hetim i cili u mbyll në vitin 2019

Vendimi/ Ish ministri Saimir Tahiri dënohet me tre vite e katër muaj
Saimir Tahiri në gjykatë
Vendimi/ Ish ministri Saimir Tahiri dënohet me tre vite e katër muaj
Saimir Tahiri në gjykatë
Vendimi/ Ish ministri Saimir Tahiri dënohet me tre vite e katër muaj
Saimir Tahiri në gjykatë