SPORT, 14 Qershor 2020, 19:09

Autokritika/ Pas pesë humbjesh radhazi, Partizani shkatërron Luftëtarin 8-1

Autokritika/ Pas pesë humbjesh radhazi, Partizani shkatërron

Pesë humbje radhazi dhe Luftëtari erdhi në kohën e duhur për Partizanin, që triumfoi më rezultatin e thellë 8-1. Gjirokastritët, të rënë një kategori më poshtë matematikisht, kapitulluan shumë shpejt, teksa pësuan katër gola që në pjesën e parë.

Protagonist absolut sulmuesi Erald Çinari, i cili hapi takimin, dyfishoi me një goditje mjaft të bukur dhe në fundin e pjesës së parë plotësoi katër golat. Më parë kishte shënuar edhe Broja për Partizanin. Edhe Luftëtari e provoi shijen e golit, madje ai që realizoi Gresild Lika nga goditja e dënimit ishte mjaft i bukur.

Me rezultatin 4-1 ekipet iu drejtuan dhomave të zhveshjes. Ritmi në fillimin e pjesës së dytë nuk ishte i duhuri, por Partizani “ndezi” sërish dhe ishte CCinari ai që realizoi golin e katërt personal, si askush tjetër në Superiore këtë sezon.

Dhjetë minuta nga fundi i kohës së rregullt mendoi edhe Dragoshi ta thellonte rezultatin, por duke shënuar në portën e tij. Dy minuta më pas realizoi edhe Brian Brown, kurse në shtesë Cara me penallti, duke vulosur fitoren e Partizanit me rezultatin e thellë 8-1.