SPORT, 15 Qershor 2020, 14:30

Para ndeshjes finale, presidenti i Napolit sulmon Sarrin: Vura bast për të, por ai më tradhëtoi

Para ndeshjes finale, presidenti i Napolit sulmon Sarrin: Vura bast për


Napoli do të luajë ditën e mërkurë në finalen e Kupës së Italisë ndaj Juventusit, në Romë.

Një sfidë të cilën presidenti i të kaltërve, Aurelio De Laurentis, ka menduar që ta ndezë edhe më shumë teksa ka sulmuar ish-të punësuarin e tij, Mauricio Sarri.

De Laurentis shprehet se pavarësisht se vendosi një bast në favor të Sarrit kur e mori nga Empoli, ai në fund e tradhtoi duke u larguar drejt Çelsit me justifikimin e parave.

“Mauricio Sarri më tradhëtoi dhe iku për të Çelsi me arsyen vulgare të parave.

Unë vendosa një bast për të kur e mora nga Empoli, por ai sërish zgjodhi të largohej.

Kjo është historia”, u shpreh De Laurentis, i cili tashmë është në mbështetje të plotë të trajnerit aktual Gatuzo.

De Laurentis u shpreh se aid he Gatuzo ngjasojnë shumë dhe në gusht pritet që t’i rinovojë kontratën.