TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të hënën në mbrëmje titullar kundër Kievos, të martën kthehet në Madrid për të zgjidhur problemet me drejtësinë. Nuk do të jetë një udhëtim i bukur për Kristiano Ronaldon, që do të prezantohet në procesin që e sheh të përfshirë në akuzat për evazion fiskal, sipas Reuters portugezi i Juventusit do të deklarohet fajtor, pasi ka gjetur një akord me "Fisco"-n spanjoll: 18,8 milionë euro gjobë dhe 23 muaj burg, që nuk do t'i kryejë.
Mashtrimi i pretenduar fiskal në kohët e Real Madridit: fillimisht ishte kontestuar për të ardhura të padeklaruara prej 14,7 milionë euro, që më pas zbritën në 5,7.
Procesi ishte parashikuar për datën 21 janar, por për shkak të kohëve të ndeshjeve me Juventusin, është kërkuar një spostim prej 24 orësh.
Nuk duhet të jetë një proces i gjatë, duke parë akordin e gjetur mes palëve: gjoba do të jetë 18,8 milionë ndërsa nuk do të aplikohet masa me 23 muaj burg, duke qenë se në Spanjë, për një krim të tillë ndëshkimi është deri në dy vjet burg.