TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një dyqan në Durrës ka rënë pre e vjedhjes. Ngjarja ndodhi gjatë natës së kaluar në lagjen nr.6.
Persona ende të paidentifikuar nga policia pasi kanë sharruar qepenin e dyqanit që tregtonte bulmet, kanë thyer edhe bravën e derës dhe më pas kanë vjedhur paratë e xhiros që gjendeshin në arkë, shkruan Balkan web.
Mësohet se vjedhja u konstatua në mëngjes nga të zotët e dyqanit, të cilët sinjalizuan policinë. Dyqani gjendet pak metra larg nga Mazoleumi Dëshmorëve, rrugës që vijon për tek godina e policisë.
Nga hetimet e deritanishme të policisë, ka dyshime se autorët mund të jenë përdorues të lëndëve narkotike që këtë zonë.
