AKTUALITET, 16 Prill 2020, 16:31

Ndryshimet në Kodin Penal, Bardhi-Ramës: Duhet të testosh e të ndihmosh qytetarët dhe jo t’i kërcënosh me burg

Ndryshimet në Kodin Penal, Bardhi-Ramës: Duhet të testosh e

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar sërish kundër masave të marra nga qeveria për ashpërsimin e dënimeve për ata që shkelin rregullat gjatë pandemisë së COVID-19.

Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se qeveria Ramës ka shtatë vite që dënon dhe gjobit qytetarët dhe nuk u mbron shëndetin në këtë kohë të vështirë. Më tej numri dy i PD-së shkruan se, Rama duhet të ndihmojë bizneset dhe të mos mbyll vendet e punës e të shtojë numrin e testimeve,

Ka shtatë vjet që u tregon shqiptarëve burg dhe gjoba dhe vazhdon ta bëjë edhe tani, kur qytetarët nuk kanë siguri as për shëndetin, as për punën, as për bukën e gojës. Në vend të testimeve, siç bën bota, Edi Rama flet për burg. Në vend të ndihmojë realisht bizneset që të mos mbyllin vendet e punës, Edi Rama krenohet me gjobat që i vendos popullit. Gjoba dhe burgu është alternativa e vetme që ka Edi Rama për qytetarët. Lekët janë për oligarkët e koncesioneve”, është ky reagimi i Bardhit.

Më herët në Kuvend u miratuan ndryshimet e Kodit Penal ku u ashpërsuan masat për ata që thyejnë rregullat gjatë periudhës së pandemisë. Kuvendi ka miratuar draftin ku dënimi për i ashpër do jetë me tetë vite burg, për ata që janë të infektuar dhe rrezikojnë jetën e të tjerëve.