AKTUALITET, 30 Gusht 2019, 14:00

Liga e Europës/ Hidhet shorti i fazës në grupe, me fat skuadrat e mëdha europiane



Në Monako u hodh shorti për fazën në grupe të Ligës së Europës, aty ku të gjitha skuadrat që kanë arritur të kualifikohen, kanë njohur tashmë kundërshtarët e tyre në këtë kompeticion. Shpërndarja e skuadrave nëpër vazo të ndryshme, ka bërë që të mos ketë një grup ferri ku të gjitha ekipet e mëdha, janë në grupe relativisht të lehta.

Kështu, Lacio e shqiptarëve do të jetë në grup me Sëlltikun, Renen dhe Klyzhin, ndërkohë që Arsenali ka në grup Frankfurtin, Liezhin dhe Vitorian. Grup më i barabartë është grupi G, me skuadra si Porto, Jang Bojs, Fejnord apo edhe Rejnxhërsi ku të gjitha skuadrat janë thuajse në një nivel.

Mançester Junajtidi ka peshkuar Astanën, Partizanin e Beogradit dhe AZ Alkmarin ndërkohë që Roma ka në grup skuadra si Gladbahu, Bashakshehiri dhe Volsbergeri.

SHORTI

Grupi A: Sevilja, APOEL, Karabak, Dudelanzh

Grupi B: Dinamo Kiev, Kobenhagen, Malmo, Lugano

Grupi C: Bazel, Krasnodar, Getafe, Trabzonspor

Grupi D: Sporting, PSV, Rosenborg, LASK

Grupi E: Lacio, Sëlltik, Rene, Klyzh

Grupi F: Arsenal, Frankfurt, Standard Liezh, Vitoria

Grupi G: Porto, Jang Bojs, Fejnord, Rejnxhërs

Grupi H: CSKA Moskë, Ludogorets, Espanjol, Ferencvarosh

Grupi I: Volfsburg, Gent, St. Etiene, Oleksandria

Grupi J: Roma, Gladbah, Bashakshehir, Volsberg

Grupi K: Beshiktash, Braga, Uolsve, Bratislava 

Grupi L: Mançester Junajtid, Astana, Partizani Beograd, AZ Alkmar